Katër të rinj vdesin në një aksident në Itali, një prej tyre shqiptar

Nga A2 CNN
14 Gusht 2022, 12:21 | Bota
Katër të rinj vdesin në një aksident në Itali, një

Katër të rinj të moshës 18-19 vjeç, njëri prej të cilëve me origjinë shqiptare, humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor që u regjistrua në orët e para të mëngjesit në rajonin e Marca.

Të rinjtë po ktheheshin nga një festë në Godega di Sant'Urbano, kur mjeti tip Volksëagen Polo, rrëshqiti në një kthesë dhe më pas doli nga rruga, për t’u përmbysur në një kanal.

Përplasja ishte tepër e fortë dhe 4 të rinjtë ndërruan jetë në vendngjarje.

Viktimat, të cilët ishin bashkëmoshatarë, u identifikuan si  Daniele De Re, Xhuliano Kellici  (me origjinë shqiptare),  Daniele Ortolan  dhe Marco Da Re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos