
Një tërmet i fuqishëm goditi Indonezinë në orët e para të mëngjesit të së dielë duke shkaktuar panik te banorët, të cilët braktisën shtëpitë e tyre.
Sipas agjencisë indoneziane të gjeofizikës, tërmeti me magnitudë 5.9 Rihter e kishte epiqendrën në det, rreth 158 km nga fshati Laikit në provincën Lulawesi.
Autoritetet deklarojnë se nuk ka alarm për tsunami. (A2 Televizion)