Sulmohet autobusi me civilë në Jerusalem, të paktën 8 të plagosur

Nga A2 CNN
14 Gusht 2022, 08:33 | Bota
Sulmohet autobusi me civilë në Jerusalem, të paktën 8

8 persona mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri ndaj një autobusi në qytetin e Jeruzalemit.

Pas disa orësh kërkime, policia izraelite bën të ditur, se në bashkëpunim me forcat e kufirit dhe shërbimet sekrete, u bë i mundur arrestimi i personi përgjegjës për këtë sulm.

Personi i arrestuar është 26 vjeçari Amir Sidawi. Në momentin kur u kap nga policia iu gjet arma e krimit, ndërkohë që ishte i pajisur me një kartë identiteti izraelite.

Policia ka hapur një hetim për çështjen dhe 26 vjeçari mund të akuzohet për terrorizëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos