Tërmet 4.8 Rihter në Greqi, panik te banorët

Nga A2 CNN
14 Gusht 2022, 08:37 | Bota
Tërmet 4.8 Rihter në Greqi, panik te banorët

Një lëkundje sizmike, relativisht e fortë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët që ndodheshin pranë epiqendrës së tij.

Tërmeti me magnitudë 4.8 Rihter u shënua pranë ishullit Samos në orën 07:24.

Nga lëkundja nuk u raportuan dëme, ndërkohë që u regjistruan dhe disa paslëkundje të tjera të cilat detyruan banorët të qëndrojnë jashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos