Katër viktima nga koronavirusi dhe 162 raste të reja gjatë 24 orëve në Shqipëri

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 16:04 | Aktualitet

Ka shkuar në 407 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa janë regjistruar 162 raste të reja në 914 testime dhe 150 të shëruar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin asnjë moment vigjilencën në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

Janë kryer 914 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 162 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të mos e ulin asnjë moment vigjilencën në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (7 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 162

Të shëruar ne 24 orë              150

Humbje jete në 24 orë                        4

Testime ditore                        914

Testime totale                         94,840

Raste pozitive              14,730

Raste të shëruara        9115

Raste Aktive                 5208

Humbje jete                    407

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2711

Durrës             563

Shkodër           393

Lezhë        256

Korçë   253

Elbasan            226

Fier               225

Vlorë   185

Kukës        139

Berat    125

Dibër   77

Gjirokastër   55 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos