Qeveria Kurti shpall grupe terroriste 2 organizata serbe që veprojnë në veri

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 12:21 | Kosova
Qeveria Kurti shpall grupe terroriste 2 organizata serbe që veprojnë

Qeveria e Kosovës mori vendim që organizatat që veprojnë në komunat veriore të vendit si “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen organizata terroriste. Kundër këtij vendimi, ishte ministri serb Nenad Rashiq.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se këto organizata janë kërcënim serioz dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ky propozim është arsyetuar më pas edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke thënë se e kanë sfiduar shtetin me barrikada, sulme ndaj zyrtarëve policorë, ndaj objekteve shtetërore, ndaj kundërshtarëve politikë e të tjera.

Mirëpo, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se nuk duhen të merren vendime të ngutshme prandaj ka kërkuar që të rishikohet i njëjti.

Mirëpo, propozimi i tij nuk është marrë parasysh dhe në fund kabineti qeveritar votoi me shumicë që “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos