
Pika e kontrollit policor te “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës është djegur pjesërisht nga një shpërthim i fuqishëm, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 03:15 të mëngjesit, ndërsa në kohën e shpërthimit policët nuk kanë qenë brenda pikës së kontrollit.
Përveç dritareve të thyera, janë djegur edhe orenditë që ishin brenda. Deri tani, nuk dihet autori ose autorët e këtij incidenti. (A2 Televizion)