
Administrata amerikane ndan të njëjtat shqetësime me Kongresin, lidhur me tensionet në veri të Kosovës, bëri të ditur një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në SHBA.
Ai reagoi për Zërin e Amerikës lidhur me letrën që senatorët amerikane i dërguan presidentit Biden, për të kthyer në përparësi përkeqësimin e situatës së sigurisë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Zyrtarët e Qeverisë amerikane, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, kanë punuar ngushtë me partnerët e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje diplomatike për ngjarjet e fundit. Ata janë angazhuar me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës për të nxitur shtensionimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të normalizimit të nënshkruara në fillim të këtij viti”, tha zëdhënësi, duke nënvizuar se “normalizimi i marrëdhënieve, pjesëmarrja në proceset demokratike dhe respektimi i sundimit të ligjit do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe sigurinë në veri të Kosovës”.
8 senatorë shprehën në letër shqetësimin për situatën në veri dhe mbi sigurinë e rreth 600 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR.
Ata kërkuan rishqyrtim të mbështetjes së SHBA-së për të dyja vendet, nëse nuk merren hapa drejt shtensionimit. (A2 Televizion)