Këlliçi: Nuk do e shtetëzojmë transportin publik, do e subvencionojmë privatin 

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 12:42 | Politikë
Këlliçi: Nuk do e shtetëzojmë transportin publik, do e

Kandidati i Koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka sqaruar se transporti publik nuk do të shtetëzohet, por shteti do të subvencionojë të gjitha paratë për kompanitë private.

Gjatë takimeve me qytetarët në zonën e Bryllit, Këlliçi tha se kjo është e realizueshme. 

“Të gjithë do të punojnë, unë do subvencionoj shërbimin, nuk do të heq njeri nga puna. Unë do të paguaj aq sa duhen në vit për ta mbajtur në këmbë sistemin me fitim. Unë po të them kaq: ajo kushton në vit 16.5 milionë euro, buxheti është 240 milionë euro. Unë do t'ua paguajë 16.5 milionë euro operatorëve çdo vit që ta mbajnë sistemin në këmbë dhe ta modernizojnë”, tha mes të tjerash Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos