
Shefja e misionit të OSBE-ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve të 14 Majit në Shqipëri, Audrey Glover, ka vijuar takimet me liderët e partive politike.
Pas takimit me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Glover ka takuar dhe kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enekelejd Alibeajt.
Ndërkohë është njoftuar se gjatë ditës së sotme do të vijojë bisedimet me krerët e partive të vogla që marrin pjesë në garën e 14 majit.
Gjatë javës së shkuar, shefja e misionit të ODIHR është takuar edhe me Sali Berishën dhe kreun e PL, Ilir Meta.
Ndërkohë sot, KQZ-ja shqyrton sot disa ankimime, mes tyre atë të verifikimit të disa kandidatëve apo dhe kërkesën e Berishës për heqjen nga fleta e votimit të të gjithë kryetarëve të partive.
Po ashtu mes ankimeve pritet të shqyrtohet dhe ai i Enkelejd Alibeajt që kërkon që emri i Ilir Metës të jetë në fletën e votimit, përkrah koalicionit "Bashkë fitojmë". (A2 Televizion)