Quentin Tarantino është bërë prind për herë të parë në moshën 56-vjeçare, pasi bashkëshortja e tij lindi një djalë ditën e shtunë.
“Daniella dhe Quentin Tarantino janë të lumtur të njoftojnë lindjen e fëmijës së tyre të parë. Djali lindi në 22 shkurt”, tha një përfaqësues i çiftit për TMZ.
Regjisori i famshëm u martua me 36-vjeçaren Daniella Pick në vitin 2018.
Regjisori i “Once Upon a Time in Hollywood” u takua me modelen gjatë promovimit të filmit të tij “Inglourious Bastards”, në Izrael, në vitin 2009 dhe në vitin 2017 u fejuan. (A2 Televizion)
