Në të njëjtën kohë, aktorët e serialit të famshëm “Friends” kanë publikuar në rrjetet sociale një fotografi të vjetër nga seriali.
Bashkëngjitur me foton, ata kanë shkruar: “Po ndodh”, duke zyrtarizuar kështu rikthimin, ndërsa kanë etiketuar edhe “HBO Max”, ku pritet të transmetohet episodi special rreth 1 orë.
Për këtë paraqitje të tyre, Jennifer Anniston, Lisa Kudrow, Courtney Cox, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe Matthew Perry, raportohet se do të fitojnë shifra marramendëse, mes 2,25 deri në 2,5 milionë dollarë secili. Mediat amerikane madje shkruajnë se të gjashtë aktorët kanë refuzuar ofertat fillestare për të fituar nga 1 milionë dollarë, por tani duket se janë drejt firmosjes së kontratës.
Emisioni special do të ketë intervista për të folur për të kaluarën e gjashtë aktorëve në një prej serialeve më të famshëm të të gjitha kohërave, i transmetuar fillimisht nga viti 1994 deri në vitin 2004. (A2 Televizion)