Trump kritikon çmimet Oscar, tallet me fitoren e filmit koreano-jugor ''Parasite''

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 11:29 | Showbiz
Trump kritikon çmimet Oscar, tallet me fitoren e filmit koreano-jugor

Gjatë një tubimi në Kolorado, presidenti amerikan Donald Trumpo u tall me fitoren historike të filmit koreano-jugor “Parasite” në ceremoninë e çmimeve Oskar, duke mos kursyer as aktorin Brad Pitt, kritik i zëshëm i tij.

“Meqë ra fjala, a e patë sa të këqija ishin çmimet Oskar këtë vit. A patë? Fituesi ishte një film nga Koreja e Jugut. Çfarë ishte e gjitha kjo? Nuk kemi mjaftueshëm probleme me Korenë e Jugut për ekonominë? Si për çudi ata e shpallën filmin më të mirë. Ai ishte i bukur? Nuk e di, mua më mungon “Bashkë me erën”, a mund të na e ktheni “Bashkë me erën” mbrapsht ju lutem, ose Sunset Bulevard. Janë filma kaq të bukur, ndërkohë që sot fituesi është nga Korea e Jugut. Mendova se ishte filmi më i mirë i huaj, kjo nuk ka ndodhur më parë", tha ndër të tjerat presidenti amerikan.

https://a2news.com/2020/02/10/parasite-triumfon-ne-oscar-phoenix-dhe-zellweger-aktoret-me-te-mire/

Por Trump kishte në shënjestër një tjetër mit të Hollywood, që sapo fitoi një Oskar. "Pastaj kemi Brad Pitt. Nuk kam qenë kurrë një adhurues i tij” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos