
Çdo dërgesë me armë që do të tentojë të hyjë në Ukrainë nga jashtë, do të jetë një objektiv legjitim për t’u shkatërruar nga Rusia.
Kjo është deklarata më e fundit e ministrit të Jashtëm rus, Lavrov gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve TASS.
“Ne e kemi bërë shumë të qartë se çdo ngarkesë që do të hyjë në territorin e Ukrainës, për të cilën do të ketë të dhëna se janë armë, do të jenë një objektiv i yni”, tha Lavrov mes të tjerash.
Lavrov shtoi se disa sisteme raketore sovjetike dhe të prodhuara nga Rusia, të cilat përdoren ende në vende të NATO, nuk mund të transferohen ligjërisht në vende të treta. (A2 Televizion)