
Policia e Lezhës ka arrestuar një 50-vjeçar, banues në Pllanë të Lezhës, me akuzën për dhunë në familje.
Sipas policisë, burri me inicialet Z.K., në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar se do ta vriste. Mbrëmjen e djeshme, pasi gruaja kishte njoftuar policinë, u bë arrestimi i 50-vjeçarit.
Gjatë kontrollit në banesë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarakë dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës. (A2 Televizion)