Kërkesa e PD për mocion me debat me Ramën për çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Balla: Farsë politiko-mediatike

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 11:43 | Politikë
Kërkesa e PD për mocion me debat me Ramën për

Me debate të forta është shoqëruar edhe seanca e sotme plenare, ku grupimi i Berishës ka kërkuar një ndryshim në rendin e ditës, për të zhvilluar një mocion me debat me kryeministrin Rama për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.

Por, sipas Ballës, kjo kërkesë nuk është e bazuar në rregulloren e Kuvendit. Ai e konsideroi këtë kërkesë një farsë politiko-mediatike për të shmangur sadopak hetimet për lojën ruse në Partinë Demokratike dhe faktet e reja të dala në dritë nga çështja e 21 janarit.

Ndaj, ai bëri kërkesë që të votohej rrëzimi i mocionit të opozitës, gjë që u realizua me votim nga deputetët e pranishëm në sallë.

“Unë mendoj që respektimi i rregullores në Kuvend duhet të jetë një prej çështjeve themelore të Kuvendit. Sa i përket kërkesës, ajo është e pabazuar në rregulloren e Kuvendit. Kjo është një farsë politiko-mediatike për të shmangur sadopak hetimet për sa i përket lojës ruse në PD. Po ashtu për të shmangur vëmendjen për faktet e reja tronditëse që kanë dalë nga 21 janari.

Hetimet për rastin që përmend non-grata i Parlamentit, kanë përfunduar. Drejtësia amerikane ka zero akuza ndaj Kryeministrit dhe as ndaj ndonjë zyrtari tjetër të qeverisë. Përsa më sipër propozoj rrëzimin me votë të kësaj çështje dhe vijimin e rendit të ditës.”. (A2 Televizion)

Taulant Balla
https://a2news.com/2023/01/26/berisha-bllokon-foltoren-rama-te-jape-doreheqjen-dhe-te-deshmoje-ne-shba/

A2 CNN Livestream

Latest Videos