Rasti i McGonigal, Brahaj: Për Ramën ka filluar dimri i vetmisë së madhe

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 22:14 | Politikë
Rasti i McGonigal, Brahaj: Për Ramën ka filluar dimri i vetmisë

Hetimi në SHBA për çështjen e McGonigal ku përmendet edhe kryeministri shqiptar, do t’i japë fund angazhimit politik të kreut të qeverisë shqiptare. Kështu u shpreh drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj në studion e Debatit me Alba Alishanin. Sipas saj asnjë diplomat e ambasador nuk do t’ia shtrëngojë dorën si dikur dhe nuk ka më integritetin që të rrijë në detyrën e kryeministrit.

“Pres dënimin e ndërkombëtarëve dhe pres që drejtësia amerikane që nuk është drejtësi çfarëdo. Pres që për Ramën ka filluar dimri i vetmisë së madhe nuk do të jetë ai që ftohej në dreka e darka ftesa e ceremoniale, nuk do të jetë kryeministri i gjatë me të cilin binin në dashuri të gjithë politikanët e nivelit të lartë  por do të jetë një njeri që gjithnjë me pak do të jetë prezent. Këtu merr fund çdo lloj angazhimi diplomatik i këtij njeriu që është në mandatin e tretë si kryeministër. Asnjë diplomat e ambasador nuk do t’ia shtrëngojë dorën si dikur. Nuk ka më integritetin që rri në detyrën e kryeministrit. Si do ta deklarojë dokumentin e dekriminalizimit? Edhe kryeministri shqiptar do të pyetet herët a vonë për këtë çështje, nuk është si të tjerat. Është rast në nivel shumë të lartë jo të thjeshtë ka ndikuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Është ndërhyrë përmes një hetimi që ka qenë i korruptuar”.

Aranita Brahaj (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos