Rasti i McGonigal, Mema hedh disa hipoteza për heshtjen e ambasadës amerikane: Rama të kërkojë hetim

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 21:59 | Politikë
Rasti i McGonigal, Mema hedh disa hipoteza për heshtjen e ambasadës

Institucionet e drejtësisë dhe ambasadat që gjithmonë kanë folur në raste të tilla dhe duhet të flasin edhe për rastin e McGonigal. Pedagogu Medlir Mema tha në studion e Debatit në A2 CNN, se lidhja e zyrtarit të FBI-së me institucionet shqiptare e oligarkët rusë nënkupton diçka më të thellë dhe për këtë sipas tij duhet të jemi më të durueshëm.

“Në aspektin personal ishte shqetësues me faktin që kryeministër i Shqipërisë është i përfshirë në një aferë kriminale. Në aspektin akademik është shqetësuese se kemi të bëjmë me minim të demokracisë me një seri manovrash që dëmtojnë shëndetin e demokracisë shqiptare dhe imazhin e Shqipërisë. Për ne është i rëndësishëm edhe për institucionet e drejtësisë dhe ambasadat që gjithmonë kanë folur në raste të tilla dhe duhet të flasin edhe për këtë rast. Shqipëria është telajo e bardhë dhe gati për të hedhur çdo mendim për teza të ndryshme. Dhe lidhja e zyrtarit të FBI me institucionet shqiptare e oligarkët rusë nënkupton diçka më të thellë dhe ne duhet të jemi më të durueshëm nga hetimi i palës amerikane se pas kësaj do të kemi të dhëna të tjera më të thella”, tha Mema.

Duke qenë se kemi të bëjmë me përpjekje për të korruptuar një funksionar të lartë të SHBA që duket i përfshirë edhe me oligarkë rusë të sanksionuar nga SHBA, Mema i sugjeron kryeministrit Rama që të kërkojë nisjen e hetimit nëse nuk ka asgjë për të fshehur.

“Do të jenë interesante edhe lidhjet e tjera që mund të jenë të rëndësishme për debatin politik në Shqipëri. Nuk kemi fakte të pranuara nga gjykata, kemi indicie paraprake në përfshirje në dukuri kriminale se asgjë nuk është bërë përmes transaksioneve bankare. Kemi të bëjmë me përpjekje për të korruptuar një funksionar të lartë të SHBA që ka akses në dosje të rëndësishme sekrete dhe duket i përfshirë edhe me oligarkë rusë të sanksionuar nga SHBA. Kryeministri, nëse nuk ka asgjë për të fshehur, le të kërkojë ai dhe të fillojë hetimi. Nëse janë indicie pa provë, atëherë mbaron aty dhe gjithçka kthehet në normalitet. Por nuk kemi normalitet juridik, politik dhe ambasadat fatkeqësisht që kanë qenë të heshtura këto ditë. Ka kaluar shumë kohë”.

Mema hedh disa hipoteza mosreagimin e ambasadës amerikane në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Rama në këtë çështje.

“Mund të themi që kemi të bëjmë me tranizicion dhe kjo çështje është shumë e thellë për çështjen e FBI dhe ndoshta i është kërkuar nga qeveria amerikane që të mos shprehen dhe ndoshta është një lloj sikleti, se Rama ka qenë beniamini i ambasadores shqiptare dhe kemi indicie që ai mund të jetë i përfshirë në afera korruptive”, thotë Mema. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos