All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt, Bardhi: E vonuar, SPAK t’i shkojë deri në fund

Nga A2 CNN
10 Korrik 2023, 11:44 | Politikë
Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt, Bardhi: E vonuar, SPAK
All - Paragraf - 1

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka vlerësuar si të drejtë, por të vonuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit për Arben Ahmetajn, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Sipas Bardhit, SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, teksa kërkoi mbledhjen pa vonesë të Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit për Ahmetajn.

All - Paragraf - 3

“Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit.

I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit”, shkruhet në reagimin e Bardhit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos