
Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pavërtetë kauzën e Partisë Demokratike të Kosovës për shkarkimin e ministres së jashtme, Donika Gërvalla.
Shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, tha se deklarata e PDK-së se Gjykata Speciale është formuar si shkak I gënjeshtrave të Serbisë, nuk është e vërtetë.
“Qasja që sot synohet të ndryshohet e vërteta, ajo çfarë ka ndodhur në vitin 2015, kush e promovoi, e votoi dhe instaloi Gjykatën Speciale, është për keqardhje”, tha Kusari-Lila.
Gjithashtu shtoi se PDK e ka pasur zakon edhe në të kaluarën që të përdorë gjuhën e fyerjeve dhe sharjeve në Kuvend dhe kërkoi nga kryesia që të marrë masa ndëshkuese ndaj deputetëve që shkelin normat e sjelljes. (A2 Televizion)