
Presidenti rus, Vladimir Putin ka propozuar disa ndryshime kushtetuese që kanë ngjallur polemika në vend. Ai dëshiron që martesa të përkufizohet si bashkim i një burri dhe gruaje duke përjashtuar martesat brenda së njëjtës gjini.
Ky propozim do të jetë mes disa amendamenteve kushtetuese të kërkuara nga Putin, për të cilat do të mbahet dhe një votim publik. Kritikët e shikojnë këtë lëvizje të presidentit si një përpjekje për të mbajtur pushtetin edhe pas përfundimit të mandatit në vitin 2024.
Paketa e ndryshimeve kushtetuese përfshin shpalljen që rusët besojnë në zot dhe ndalimin e faljes së territorit të Rusisë.
Gjithashtu Putin prezantoi dhe një amendament të quajtur “e vërteta historike”, dhe sipas tij do të shërbejë për të ruajtur arritjet e popullit në mbrojtje të atdheut. (A2 Televizion)