
Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e një dite më parë e Arben Bilalit, ish-efektivitit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se mund të kenë pasur konflikte të mëparshme me viktimën.
Ndërkohë policia ka marrë në pyetje edhe bashkëshorten e viktimës, e cila punon në repartin e analizës në policinë e shtetit. Arben Bilali u qëllua me armë zjarri ditën e djeshme nga dy persona, të paidentifikuar, fare pranë shtëpisë së tij pasditen e së mërkurës në zonën e Selitës në Tiranë.
9 vite me pare ish-efektivit të forcave të ndërhyrjes së shpejtë i ekzekutuan dhe vëllain. Vrasjet dyshohet se kanë motiv hakmarrjen. (A2 Televizion)