Kërkoi ndihmë me anë të një gjesti që e mësoi në “TikTok”, policia shpëton 16-vjeçaren

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 13:12 | Bota
Kërkoi ndihmë me anë të një gjesti që e mësoi

Një adoleshente nga Asheville, Karolina e Veriut, e cila kishte humbur kontaktet me familjarët e saj, është shpëtuar nga policia e Kentucky, pasi sinjalizoi për ndihmë me anë të një gjesti me dorë, që e kishte mësuar në “TikTok”.

16-vjeçarja ishte pasagjere në një makinë, në momentin kur u pikas nga një motorist. Pasi vuri re gjestin e vajzës me dorë, ai menjëherë telefonoi policinë.

Sipas Fondacionit Kanadez të Grave, sinjali kur pëllëmba e dorës e kthyer nga jashtë ngrihet lart dhe më pas mbyll gishtat për të kapur gishtin e madh, përdoret kur dikush është në ankth, ose do të sinjalizojë dhunën në familje.

Pas informacioneve të siguruara nga motoristi, i cili e ndoqi makinën për rreth 7 milje, policia arriti të ndalojë makinën e të dyshuarit dhe të shpëtojë adoleshenten.

Ndaj të arrestuarit rëndon akuza për veprime të turpshme ndaj një të miture. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos