Samiti i demokracisë: Biden fton mbi 100 shtete, mungon Kosova

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 13:06 | Bota
Samiti i demokracisë: Biden fton mbi 100 shtete, mungon Kosova

Në datat 9 dhe 10 dhjetor, presidenti amerikan Joe Biden do të organizojë për herë të parë një samit virtual për liderët e qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat. Samiti do të fokusohet në sfidat dhe mundësitë për demokracinë, dhe qëllimi është sigurimi i platformave të qeverive të ndryshme, dhe ky shihet si momenti më i mirë që liderët të angazhohen për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, në vendet e tyre, por edhe në nivel ndërkombëtar.

Përpara samitit, që mban titullin “Samiti për demokracinë”, kanë nisur konsultimet me ekspertë për qeveritë, organizatat e ndryshme, shoqërinë civile dhe sektorin privat, duke i orientuar ata drejt 3 pikave kyçe.

Mbrojtja kundër autoritarizmit, adresimi dhe lufta kundër korrupsionit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Ky samit konsiderohet nga ekspertët si një test për politikën e jashtme të presidentit Biden, sipas të cilit SHBA-ja duhet të fokusohen te kërcënimet nga regjimet autoritare si Kina dhe Rusia.

Ftesa tashmë është zyrtarizuar për rreth 100 vende të botës, por ajo që bie në sy është mungesa e shumë të tjerave, mes tyre Kosova, atje ku reagimet kanë qenë të shumta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos