Kërkon legalizimin, politikani francez me cigare hashashi në parlament

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 16:38 | Bota
Kërkon legalizimin, politikani francez me cigare hashashi në parlament

Çështja e legalizimit të përdorimit të marijuanës nxiti debat të ashpër në parlamentin e Francës. Anëtari i Asamblesë Kombëtare, Francois-Michel Lambert, që mbështet dekriminalizimin, tha se ndryshimi i ligjit do të reduktonte konsumin, trafikimin dhe rreziqet. Ai tha se ky debat është thelbësor, kryesisht për shëndetin e të rinjve dhe përdori një mënyrë mjaft origjinale për të mbrojtur kauzën e tij, duke nxjerrë një cigare hashashi në sallë.

Francois-Michel Lambert, deputet: “Vetëm fakti që po e tregoj këtë objekt këtu, mund të më fusë në telashe. Duke treguar legalizimin e kanabisit, me aktin e thjeshtë të shfaqjes së kësaj cigareje, mund të futem në telashe”.

Richard Ferrand, Kryetari i Asamblesë Kombëtare: “Z.Lambert, është e ndaluar të mbash atë lloj objekti këtu”.

Ndëshkimi nuk pritet të jetë i rëndë, vetëm financiar.

Ferrand: “Z. Lambert, ju rikujtoj rregullat dhe do ju rekomandoj për ndëshkim”.

Qeveria franceze është kundër legalizimit të pëdorimit të marijuanës.

Gerald Darmanin, Ministër i Brendshëm: “Z. Lambert, dallimi mes meje dhe teje është se unë nuk mund të tregoj plotësisht depresionin e drogës që ka goditur familjet në Francë. Të gjithë prindërit që luftojnë çdo ditë duke u shpjeguar fëmijëve që është e dëmshme ajo që rrjedh në venat e tyre dhe ajo që tymosin.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos