
Policia ka arrestuar një 33-vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetueses së tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes dhe gjithashtu ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e saj.
Në pranga është vënë shtetasi me iniciale N. D., banues në Fier, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Ngacmimi seksual”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)