Kërkonte ryshfet për të lehtësuar pozitat e të hetuarve, arrestohet efektivja e Policisë së Tiranës

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 13:53 | Kronikë
Kërkonte ryshfet për të lehtësuar pozitat e të

Një efektive e Policisë së Tiranës është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi dyshohet se u kërkonte ryshfet personave nën hetim, duke premtuar lehtësim të pozitës penale të tyre.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për punonjësen e policisë A.N., me detyrë Specialiste në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Caktimi i masës u bë pasi Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kreu hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

“Nga hetimet është krijuar dyshimi i arsyeshëm se 47-vjeçarja, në cilësinë e oficerit të Policisë Gjyqësore në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, ka kërkuar e marrë një shumë monetare në formë ryshfeti, kundrejt premtimit të lehtësimit të pozitave penale të personave që hetonte”, tha AMP. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos