All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kërkuan më shumë takime mujore dhe refuzuan ushqimin, të burgosurit e Burrelit formalizojnë kërkesat

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 11:43 | Aktualitet
Kërkuan më shumë takime mujore dhe refuzuan ushqimin, të
All - Paragraf - 1

Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrelit kanë formalizuar kërkesat e tyre pas bisedimeve me drejtues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Burime pranë këtij institucioni bëjnë me dije se pas negociatave, të burgosurit i kanë kanalizuar kërkesat e tyre në rrugë zyrtare, duke ua dërguar disa institucioneve përgjegjëse.

All - Paragraf - 3

Po ashtu, mësohet se aktualisht vetëm 20 nga 70 të burgosurit që refuzuan ushqimin, vijojnë që të bëjnë rezistencë.

Të burgosurit e burgut të sigurisë së lartë në Burrel refuzuan të hënën ushqimin e institucionit, pasi kërkonin rritjen e numrit të takimeve mujore dhe zgjerimin e rrethit familjar në takime.

Këto kërkesa tashmë ata i kanë dërguar në rrugë zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos