Vetingu në drejtësi, ish-anëtari i Kushtetueses: E ka futur të gjithë mekanizmin shtetëror në një “qerthull” të rrezikshëm

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 20:13 | Aktualitet
Vetingu në drejtësi, ish-anëtari i Kushtetueses: E ka futur

Besnik Muçi, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, komentoi procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se janë shkelur parimeve themelore të funksionimit të shtetit demokratik, si një ndërhyrje flagrante e degëve të tjera të pushtetit në sistemin gjyqësor.

“Kur e shoh tani nga larg procesin e vetingut, gjëja e parë që më ka ardhur në mend, është se ky proces u bë në shkelje të parimeve themelore të funksionimit të shtetit demokratik dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë në një vend demokratik. Është një ndërhyrje flagrante e degëve të tjera të pushtetit në sistemin gjyqësor. Ishte një zgjidhje e përshtatur vetëm për Shqipërinë, e cila në vlerësimin tim jo vetëm që nuk po ia arrin qëllimit. Vetingu e ka futur të gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipërinë dhe të gjithë mekanizmin shtetëror në një qerthull shumë të rrezikshëm. Sa herë unë shoh zgjidhje të përshtatura, vetëm shqiptare, për fenomene të caktuara në Shqipëri, gjithmonë jam skeptik për rezultatin e tyre".

https://a2news.com/2021/10/26/a-mund-te-beje-spak-u-vetingun-ne-politike-bozheku-do-te-humbiste-nga-misioni-i-tij-primar/

Sa i përket vetingut të mundshëm të politikanëve, Muçi u shpreh se shteti shqiptar ka mekanizma pafund për t’i kontrolluar.

“Unë bëj një lidhje të parëndësishme ndërmjet vetingut në sistemin gjyqësor dhe të politikanëve. Sistemi i drejtësisë është shtylla kurrizore e sistemit demokratik. Një sistem drejtësie i pavarur dhe profesional është shumë i rëndësishëm për funksionimin e sistemit, ndërsa kontrolli i të gjitha subjekteve që tentojnë ose janë në politikë, shteti shqiptar ka mekanizma pafund për t’i kontrolluar. Fati ynë i keq është se asnjë nga këta mekanizma nuk po funksionon”, tha Muçi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/vettingu-i-politikaneve-besnik-muci-ka-nje-zgjidhje-shume-te-thjeshte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos