All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Juristja në Debat: Gjyqtarët që e dinë që do të ngelin në vetting, po japin vendime të padrejta

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 21:02 | Aktualitet
Juristja në Debat: Gjyqtarët që e dinë që do të
All - Paragraf - 1

Juristja Enida Bozheku deklaroi se prokurorët dhe gjyqtarët që nuk kanë kaluar vettingun duhet të gjithë të kalojnë në SPAK pasi deklarimi i rremë i pasurisë është një vepër penale.

Gjatë Debatit në A2, Bozheku shtoi se gjyqtarët dhe prokurorët që ende janë në detyrë, por që e dinë se do të largohen nga vettingu po japin vendime të padrejta duke shkaktuar kosto tek qytetarët.

All - Paragraf - 3

“Unë jam pro që të 800 prokurorë dhe gjyqtarë të kalojnë në SPAK. Atje le të përballen sepse deklarimi i rremë i pasurisë është vepër penale deri në provë të kundërt. E pamë me prokurorin e Përgjithshëm, i cili sot është i arratisur. Nuk ka gjë më të turpshme për një vend që ish-prokurori i përgjithshëm të jetë i arratisur. Ky është kulmi. Është e pabesueshme kjo që ka ndodhur. Është një precedent i frikshëm. Ata që nuk kanë kaluar ende vettingun dhe pritet të hiqen prej tij po bëjnë kërdinë me vendime të padrejta. Dhe nuk është çështja për t’i sharë, por qytetarët po paguajnë kosto të padrejta”, tha Bozheku. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos