Kërkuan “pagë lufte”, Manastirliu i lë pa përgjigje avokatët

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 22:00 | Aktualitet
Kërkuan “pagë lufte”, Manastirliu i lë pa

Kërkesa e avokatëve për të përfituar “pagë lufte” për shkak të vështirësive që u ka shkaktuar situata COVID-19 ka rënë në vesh të shurdhër.

I kontaktuar nga A2, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, konfirmoi se deri këtë të hënë nuk kishte një përgjigje për kërkesën e dërguar prej tij tre javë më parë, në 30 mars 2020, drejt Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në shkresë, Haxhia kërkonte përfshirjen e avokatëve si kategori përfituese të ndihmës financiare për të vëtëpunësuarit me të ardhura deri në 14 milionë lekë, që iu ndërpre puna për shkak të Covid-19. E teksa nuk u përfshinë në aktin normativ të datës 27 mars, në vendimin e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, profesioni i avokatit u përjashtua shprehimisht nga ndihma financiare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos