Shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë, Koraqi, flet në A2 pas shërimit nga koronavirusi

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 20:15 | Aktualitet
Shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë, Koraqi, flet në A2 pas

Andi Koraqi, shef i laboratorit të Mikrobiologjisë ne Qendrës Spitalore Universitare, ka rezultuar negativ në dy testet e kryera, duke u quajtur kështu i shëruar nga Covid-19.

Edhe pse akoma nuk jam rikthyer në punë, Koraqi tregoi në një intervistë për A2 se si do të funksionojë testi i imunitetit, siç njihet ndryshe testi i serologjisë, i cili do të kryhet në laboratorin e drejtuar prej tij.

“Testi nuk ka lidhjen me gjendjen e një medikamenti. Testi i imunitetit tregon se sa është e prekur popullata nga koronavirusi. Sigurisht do të na japë informacion edhe për imunitetin që le dhe sa zgjat. Testet kanë ekzistuar gjithmonë, nuk është gjë e re për sëmundjet në përgjithësi, por për Covid-19. Por është një virus i ri dhe analizat janë të reja. Për momentin është menduar që të bëhet një vlerësim i situatës në grupin e punonjësve të shëndetësisë dhe duke analizuar rezultatet më vonë mund të shtrihet në grupet e tjera, që janë më në risk”, tha Koraqi.

Ai shpjegoi edhe teorinë e imunitetit të masës dhe sa të rrezikuar janë nga koronavirusi ata që e kanë kaluar një herë këtë sëmundje. “Koronaviruset shquhen që nuk lënë imunitet. Ekziston një mundësi që të rikthehet, rreth 15-20%. Do të ishte shumë e bukur të kishim imunitet ndaj Covid-19, këto janë hipoteza. Megjithatë duket se agresiviteti i kësaj sëmundjeje nuk është shumë i lartë. Por duke qenë se nuk kemi mbrojtje imunitare ndaj kësaj sëmundjeje, ka përqindjet ku kalohet më rëndë apo është edhe fatale. Nëse mbi 60% e popullsisë preket nga virusi, atëherë e humb fuqinë e vet dhe transmetueshmëria e tij ulet, pasi pjesa më e madhe e popullsisë kanë rënë në kontakt dhe kanë një imunitet ndaj ti”, tha Koraqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos