Këshilla provokuese e Pique për të rinjtë “ndez” rrjetin

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 09:08 | Futboll
Këshilla provokuese e Pique për të rinjtë “ndez”

Gerard Piqué i rikthehet polemikave në rrjetet sociale.

Ish-futbollisti i Barcelonës, kur u pyet se çfarë këshille do t’u jepte të rinjve, ka qenë protagonist i një komenti që ka shkaktuar shumë reagime.

“Të jetojnë jetën dhe të bëjnë shumë seks”, u shpreh Pique.

Reagimet ishin të ashpra. “Këshillën e ka zbatuar personalisht”, shkruan një përdorues në Twitter, duke kujtuar ndarjen e tij me Shakirën për të nisur një lidhje me Clara Chía.

“Pyet Cristianon për këshilla për rininë dhe do të dëgjoni urtësi të pastër”, komentoi një tjetër.

Klipi i këshillës së Pique, publikuar në TikTok, ka marrë mbi 400 mijë pëlqime. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/24/gerard-pique-thyen-heshtjen-pas-ndarjes-me-shakiren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos