
Mbrëmjen e së enjtes u publikua vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha iu bashkua në mbrëmje artistëve në mbrojtje të Teatrit.
Basha theksoi se shpreh solidaritetin e opozitës, për të mbrojtur një vijë të kuqe të demokracisë.
“Jemi i vetmi vend bote, ku në vend që t’i kushtohet vëmendje koronavirusit, e gjithë vëmendja e Ramës është të grabisë pronat publike. Unë jam këtu për të treguar solidaritetin e opozitës, për të mbrojtur një vijë të kuqe të demokracisë”, tha kreu demokrat. (A2 Televizion)