Propozimi i deputetit Piciri: Rroga e ligjvënësve të ulet me 30%

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 18:00 | Politikë

Deputeti demokrat Erion Piciri ka propozuar në Kuvend një nismë për disa ndryshime në ligjin për statusin e deputetëve, ku parashikohet një reduktim i ndjeshëm i pagës dhe benefitet që ligjvënësit shqiptarë përfitojnë aktualisht.

Sipas kësaj nisme të Picirit parashikohet një ulje e pagës së deputetit në masën 30%, tërheqja e pagesës 47 mijë lekë për telefon dhe karburant, tërheqja e mundësisë për strehim dhe kredi me lehtësira si dhe heqja e mundësisë për kurim jashtë të deputetit, kur nga kjo gjë nuk përfitojnë as fëmijët e sëmurë të Shqipërisë.

Në relacionin e dërguar në Kuvend bashkëngjitur me nismën, deputeti Piciri argumenton se Shqipëria është një vend i varfër ku rroga mesatare është 52 mijë lekë dhe për këtë arsye një ligjvënës nuk mund të marrë trefishin e parave. Sipas Picirit, nuk mund të paguhet më shumë një deputet se një mjek kirurg apo pedagog.

Nisma është depozituar në Kuvend dhe nuk dihet kur do të marrë përgjigje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos