Seanca plenare, debat në Parlament për Teatrin dhe Reformën Zgjedhore

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 15:36 | Politikë

Kur Rudina Hajdari doli në foltore, kishte pak që ishte bërë publik lajmi i shkarkimit të saj nga drejtimi i grupit demokrat, ku pritet ta zëvendësojë Myslim Murrizi.

Por vëmendja e saj shkoi drejt te çështja e Teatrit. “Tërhiquni nga ky vendim. Duhet t’iu vijë turp qe ofendoni artistët e Shqipërisë”, tha Hajdari.  

Nuk harroi ndryshimin e sistemit zgjedhor, si garanci përmendi emrin e të atit, ndërsa debati riktheu në memorie të tjera formacione ndër vite të atij Parlamenti.

Rudina Hajdari

“Nuk bëhem kurrë pjesë e pazareve në këtë Parlament, unë quhem Rudina Azem Hajdari, dhe amanetet e tij do të shkojnë deri në fund”, tha deputetja e grupit demokrat.

Këtu Spiropali gjeti rastin të gjej, sipas saj, ngjashmëritë mes dy opozitave. Por sipas Myslym Murrizit, kreut të ri të grupit parlamentar demokrat, mazhoranca dhe opozita jashtë, shohin të njëjtin imazh në pasqyrë.

“Mos përmend Dushkun, Dushkun  e ka bërë qeveria jote, por ti ke qenë emigrante në atë kohë. Dushkun e ka bërë Gardiani i Kushtetutës”, tha Murrizi duke nënkuptuar presidentin Meta, “Kastriot Islami i PD-së, me Ylli Bufin dhe partinë tënde. Jeni bërë dy grusht vemjesh në këmbët e Sulltanit të Surrelit dhe të atij që internuat në Elbasan pas tërmetit, duke ironizuar edhe një herë kryeministrin Rama dhe liderin demokrat Basha.

Sallës së seancave parlamentare, kryeministri Edi Rama nuk iu afrua as këtë javë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos