Këshilli i Ministrave, Balluku njofton miratimin e urës në Bunë

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 14:12 | Politikë
Këshilli i Ministrave, Balluku njofton miratimin e urës në

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Malit të Zi për sa i përket urës në lumin Bunë.

“Qytetarët aktualisht përdorin pikën kufitare të Muriqanit duke bërë 1.5 orë rrugë për 73 kilometra, në momentin që me urën e Bunës, e cila është e gjatë 310 metra, përshkohet vetëm në dy minuta. Janë rreth 310 mijë turistë shqiptarë që vizitojnë Malin e Zi dhe rreth 170 mijë shtetas nga Mali i Zi që vizitojnë Shqipërinë”, deklaroi ministrja.  

Balluku njoftoi edhe vendime të tjera për parqe fotovoltaike, si dhe ecurinë e një projekti të OST  për ndërtimin e linjës 110 Kv në Unazën e Re të Tiranës, “e cila ndjek zhvillimet për sa i përket kantieret për Unazën veriore të kryeqytetit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos