Këshilli Kombëtar i PD, grup auditimi për Lulzim Bashën dhe paratë ruse

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 23:39 | Aktualitet
Këshilli Kombëtar i PD, grup auditimi për Lulzim Bashën dhe

Kryesia e Partisë Demokratike ngriti një grup pune auditimi, i cili do të hetojë ish-kreu e PD-së, Lulzim Basha, lidhur me akuzat ndaj tij për financim gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017.

Ledina Mandija, sekretarja për antikorrupsionin në PD, do të drejtojë auditin ndaj Lulzim Bashës, ndërsa kreu i PD, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, u kujdes ta ndante PD-në nga kjo çështje, duke e bërë përgjegjës për lobimin përmes kompanive “offshore” Lulzim Bashën.

Lidhur me aksionin opozitar kundër politikave të qeverisë, kreu demokrat tha se do të përcaktohet me edhe nga bashkëpunimi me sindikatat. Edi Ramën e akuzoi edhe për politikë antikombëtare dhe vasalitet ndaj Erdogan dhe Vuçiç.

Për të parin, për shkak të mbylljes së shkollave të Fetos në Tiranë, për të dytin se nuk dënoi dot si i gjithë perëndimi marrëveshjen e fundit Serbi-Rusi për koordinimin e veprimeve diplomatike.

Këshilli Kombëtar u mblodh për të miratuar kodin elektoral të PD-së, ku përcaktohen rregullat se si do të mbahen edhe primaret për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Vendimi që do të miratohet në një tjetër mbledhje parashikon që për të zgjedhur kandidatët për bashki votojnë edhe simpatizantët e thjeshtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos