Këshilltari i Shkëlqim Canit kritikon Tabakun: Komisioni juaj butaforik, dëmtoi hetimin e SPAK

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 23:05 | Ekonomi
Këshilltari i Shkëlqim Canit kritikon Tabakun: Komisioni juaj

Eksperti për ekonominë Bardh Sejdarasi, tha në A2 Business se komisioni hetimor parlamentar i ngritur për inceneratorët, e ka dëmtuar hetimin. “Aktorët që merreshin në pyetje dëgjonin njëri-tjetrin përmes ekranit dhe ajo që nuk duhet të ndodhte në këtë komision ishte hartimi i dy raporteve paralele, të cilat e kanë dëmtuar hetimin. Kjo çështje duhet ë kishte një hetim të mbyllur dhe profesional, dhe kjo nuk u bë”, tha Sejdarasi.

Kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, tha se zoti Sejdarasi është në konflikt interesi. “Ai ka qenë këshilltar në Ministrinë e Financave. Ministria e Financave është përgjegjëse kryesore dhe e kuptoj shqetësimin e zotit Sejdarasi”, tha ajo.

“Unë kam qenë këshilltar i ministrit Shkëlqim Cani, dhe ju e dini shumë mirë se çfarë ka bërë me inceneratorët. Raporti i drejtorisë së hetimit financiar është raporti më i saktë që është bërë për këtë çështje dhe pas të cilit ministri nuk e firmosi raportin. Komisioni juaj ka qenë tërësisht butaforik, me deputetë që vetëm kanë trashur zërin dhe nuk ka pasur profesionalizëm”, iu përgjigj Sejdarasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos