
Një pjesëtare e rrethit të ngushtë të Viktor Orban dha dorëheqjen, pasi kryeministri hungarez foli kundër shndërrimit “në një popull me racë të përzier”.
Zsuzsa Hegedus, e cila ka bashkëpunuar me nacionalistin Orban për 20 vite, e përshkroi fjalimin si një “tekst të pastër nazist”, sipas mediave hungareze. Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit i të mbijetuarve të Holokaustit e quajti fjalimin “injorant dhe të rrezikshëm”.
Zëdhënësi i Orban tha se media i kishte keqinterpretuar komentet. Fjalimi u mbajt të shtunën në një rajon të Rumanisë që ka një komunitet të madh hungarez. Në të, Orban tha se popujt europianë duhet të jenë të lirë të përzihen me njëri-tjetrin, por se përzierja me joeuropianët krijoi një “botë të racave të përziera”. (A2 Televizion)