Fotografi amerikan, Tim Laman, ka realizuar një set të mahnitshëm fotografik për të nxjerrë anën më të bukur të shpendëve. Në një fotoalbum të botuar së fundmi, ai ka përmbledhur punën e karrierës së tij, rreth 40 mijë poza të shkrepura në të gjithë botën, nga xhunglat e Amerikës Latine, deri në akujt e Antarktidës.
Shfletoni galerinë për të parë disa nga fotot më të mrekullueshme të tij. (A2 Televizion)
1. Ibis i kuq (familja e lejlekut) i fotografuar në Karaibe, habitatin e tij natyral. Foto: Tim Laman.2. Një kolibri i fotografuar në Kaliforni. Foto: Tim Laman.3. Zogu me brirë, duke ngrënë një mi, në Parkun Natyror Budo Su-ngai Padi, Tajlandë. Foto: Tim Laman.4. Zogu blu i Parajsës, një specie e rrallë në Papua Nju-Guinea. Foto: Tim Laman.5. Një tjetër kolibri me ngjyrë të purpurt në Kaliforni. Foto: Tim Laman.6. Zogu i madh i Parajsës, në Papua Nju-Guinea. i quajtur edhe zogu pa këmbë, për shkak se europianët e parë kujtonin se ai nuk kishte këmbë, por qëndronte gjithmonë në ajër dhe prekte tokën vetëm kur ngordhte. Foto: Tim Laman.7. Pinguini Adelie në Antarktidë. Foto: Tim Laman.8. Pinguinët në habitatin e tyre mes akujve të Antarktidës. Foto: Tim Laman.