Kharkivi nën bombardim të vazhdueshëm

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 12:00 | Bota
Kharkivi nën bombardim të vazhdueshëm

Rajoni i Kharkiv-it në Ukrainën verilindore, është goditur nga bombardimet e forta në 24 orët e fundit. Kjo u konfirmua përmes një deklarate nga guvernatori ushtarak i rajonit Oleh Synyehubov, i cili theksoi se bombardimi intensiv, ka penguar hapjen e korridorëve të evakuimit në rajon.

“Gjatë ditës së kaluar, trupat ruse kanë goditur 47 herë me artileri, mortaja, tanke dhe sulme në zonat e Piatihatky, Oleksiyivka dhe zonën e banimit të distriktit Kharkiv Tractor Factory”, shtoi ai.

"U regjistruan rreth 380 bombardime nga Grad dhe Smerch, artileri raketore. Në Saltivka, armiku dëmtoi tubacionin e gazit, pati një zjarr të madh dhe shpëtimtarët kanë punuar për ta lokalizuar atë", vijoi ai, raporton CNN.

Synyehubov tha se forcat ruse kishin shkaktuar gjithashtu zjarr të rëndë në Derhachi, në veriperëndim të qytetit të Kharkiv, duke vrarë një person dhe plagosur tri të tjerë, si edhe duke shkatërruar një ndërtesë të këshillit të qytetit.

"Pika më e ashpër në rajonin e Kharkiv mbetet Izium, ku luftimet dhe granatimet e vazhdueshme vazhdojnë. Ne po punojmë çdo ditë për të hapur korridore "të gjelbra" evakuimi. Por deri tani, Rusia nuk na jep një mundësi të tillë", theksoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos