Kim Jong Un mbërrin në Rusi, të enjten takimi i parë më presidentin Putin

Nga A2 CNN
24 Prill 2019, 10:51 | Bota
Kim Jong Un mbërrin në Rusi, të enjten takimi i parë më

Lideri koreanoverior Kim Jong Un kaloi kufirin rus me trenin e tij te blinduar, për vizitën e parë në këtë vend.  Udhëheqësi autoritar synon të sigurojë mbështetje nga presidenti rus Vladimir Putin, ndërsa bisedimet bërthamore me Uashington janë në një pikë të vdekur.

Në stacionin e Khasan, ai u prit me lule dhe dhurata tradicionale si bukë e kripë. Më pas vizitoi të ashtuquajturën "shtëpi e miqësisë ruso-koreane" e cila është ndërtuar në prag të vizitës së gjyshit të tij dhe themeluesit të shtetit Kim Il Sung, në 1986-tës.

 Kim pritet ta pozicionojë veten si një lojtar serioz botëror, në takimin e parë më numrin një të Kremlinit, duke kërkuar në të njëjtën kohë suport nga një aleat kyç, për lehtësimin e presionit ekonomik që vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe sanksioneve ndërkombtare.

Diktatori koreanoverior do të takohet me Putin në portin rus të Vladivostokut ditën e enjte, ku në krye të agjendës pritet të jetë ngërçi në bisedimet me Shtetet e Bashkuara.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos