Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un vrojtoi testimin e një arme të re taktike të komanduar, raporton agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Ky ishte testi i parë publik i një arme që prej samitit të Hanoit që përfundoi pa marrëveshje në muajin shkurt.

Media shtetërore e Koresë Komuniste dha shumë pak detaje, por analistët shprehen se ka shumë pak gjasa për një rikthim në testet raketore me rreze të gjatë, që shikohen si kërcënim nga Shtetet e Bashkuara.
“Arma ka një mënyrë të veçantë drejtimi dhe mbushje shumë të fuqishme”, shkruan KCNA.
Kim Jong-un tha se zhvillimi i këtij sistemi të ri armësh shërben për rritur ndjeshëm fuqinë luftuese të ushtrisë së Koresë së Veriut. (A2 Televizion)