All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kina do të investigojë vetë, ekspertja britanike: Covid-19 nuk doli nga laboratori

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 16:27 | Bota
Kina do të investigojë vetë, ekspertja britanike: Covid-19 nuk
All - Paragraf - 1

Koronavirusi që aktualisht ka pushtuar botën nuk doli dhe as u krijua në një laborator. Pretendimi vjen nga një eksperte mjekësore nga Mbretëria e Bashkuar. Profesoresha e Biologjisë në Universitetit të Anglisë Lindore në Britani, Diana Bell, beson se virusi i zbuluar së fundmi ka qenë present te lakuriqët e natës prej shumë kohësh. Ajo pretendon se ka kaluar tek njerëzit përmes një kafshe tjetër ndërmjetëse.

Diana Bell, profesoreshë e Biologjisë në universitetin e Anglisë Lindore: “Kam punuar mbi SARS në vitin 2003 dhe 2004, kur analizoja tregtinë e kafshëve të egra. Shumica nga ne di shumë për këtë virus dhe jemi të bindur se nuk doli nga laboratoridhe se nuk është krijuar në një të tillë”.

All - Paragraf - 3

Sipas raportimeve të mediave, një grup kërkimor nga Universiteti i Anglisë Lindore në Britani ka zbuluar një koronavirus të ri të quajtur “RhGB01” në kampionet e tyre studimore.

Ndërkohë, sa i përket origjinës së Covid-19, Kina po mendon të zhvillojë fazën e dytë të një studimi të saj, pasi refuzoi planet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për diçka të tillë. Në investigimin e ri të OBSH-së do të shqyrtohej teoria që virusi mund të ketë dalë nga një laborator kinez.

Ministria e jashtme e këtij shteti refuzoi me forcë edhe njëherë duke theksuar se çështja e origjinës së Covid-19 është diçka politike. Në vend të kësaj teze, Kina tha se shkencëtarët duhet të analizojnë rrugët e mundshme të shpërthimit të koronavirusit të ri. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos