Kina do të rishkruajë Biblën dhe Kuranin

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 15:02 | Bota
Kina do të rishkruajë Biblën dhe Kuranin

Kina ka vendosur të rishkruajë Biblën dhe Kuranin, për të pasqyruar në të “vlerat e socializmit”. Botimet e reja të dy librave të shenjtë në vend nuk duhet të përmbajnë pasazhe të cilat shkojnë kundër besimeve të Partisë Komuniste.

Sipas asaj që raporton “Le Figaro”, paragrafët që konsiderohen të gabuar do të censurohen, rregullohen ose përkthyer nga e para. Edhe pse Bibla dhe Kurani nuk janë të përmendura specifikisht në rregulloren e re të miratuar nga partia, në të thuhet se librat fetarë do të vlerësohen për të parë cilat pjesë nuk janë në përputhje me hapin e kohës.

Urdhri është dhënë që në muajin nëntor pas një takimi të mbajtur nga Komiteti për Çështjet Etike dhe Fetare. Sipas Xinhua News Agency, në mbledhje morën pjesë 16 ekspertë, mes tyre dhe përfaqësues të bashkësive fetare pjesë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Wang Yang, drejtues i Konferencës për Politikat Këshillimore në Republikën Popullore Socialiste të Kinës, tha se autoritetet fetare duhet të ndjekin udhëzimet e Presidentit Xi Jingpin dhe të interpretojnë ideologjitë e ndryshme fetare në përputhje me vlerat e socializmit dhe kërkesat e kohës.

Zyrtarët kinezë gjithashtu pretendojnë se rishikimi i librave fetarë do të ndihmojë që të parandalojë “idetë ekstremiste” dhe “heretike” që mund të gërryejnë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos