
Marina Mbretërore Britanike bën me dije se një nga anijet e saj luftarake ndihmoi në kapjen e një sasie të madhe me drogë sintetike me vlerë 4.3 milionë dollarë, pranë Gjirit të Omanit
Anija luftarake “HMS Defender” që ka si bazë Portsmuthin, u dërgua për një mision vëzhgimi, pas sjelljes së dyshimtë në varkën me vela në veri të Detit Arab.
Marinarët hynë në varkë dhe gjetën aty 11 çanta të mëdha me drogë sintetike metamfetaminë, me peshë totale 131 kg.
“HMS Defender” është një nga shumë anijet luftarake britanike që janë vendosur këtë vit në Lindjen e Mesme për të siguruar kalimin e anijeve tregtare, pas sekuestrimit të një prej tyre në korrik, në Ngushticën e Hormuzit nga autoritetet iraniane. (A2 Televizion)