Forcat zjarrfikëse ukrainase pas dy javësh lufte kanë arritur të shuajnë pjesën më të madhe të zjarrit që rrezikoi të afrohej rrezikshëm reaktorit bërthamor. Disa vatra mbijetojnë ende në afërsi të kufirit me Bjellorusinë, por rreziku i një përhapje në ajër të elementeve radioaktive është ulur ndjeshëm.
Pamje nga zjarri përreth Çernobilit Pamje nga zjarri përreth Çernobilit Pamje nga zjarri përreth Çernobilit Pamje nga zjarri përreth Çernobilit Pamje nga zjarri përreth Çernobilit Pamje nga zjarri përreth Çernobilit Pamje nga zjarri përreth Çernobilit
Me javë, banorët e Kievit kanë ndenjur mbyllur, përtej karantinës, edhe nga ky rrezik që i ktheu prapa te aksidenti i vitit 1986.
Por pasojat kanë qenë gjithsesi të rënda për natyrën. Fotot e një nga pak personat që ende banojnë në zonën e kuqe, Stanislav Kapralov, tregojnë që pyjet që pas aksidentit ishin dendësuar mrekullisht, tani janë pothuajse tërësisht të djegura. Edhe speciet e shumta të kafshëve të egra të shumuara nga mungesa e njeriut, kanë pësuar një tkurrje dramatike.
Një rrezik për njeriun dhe një dëm i madh për natyrën, që sipas autoriteteve erdhi nga pakujdesia e banorëve që po tentonin të digjnin plehrat. Banorët u gjobitën rëndë, dhe kjo është më e pakta. (A2 Televizion)