Kina rishikon bilancin, në Wuhan ka 1300 vdekje të panumëruara

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 12:16 | Bota
Kina rishikon bilancin, në Wuhan ka 1300 vdekje të panumëruara

Donald Trump është i bindur, por ka edhe shumë të tjerë që besojnë se Kina e ka fshehur bilancin real të pandemisë së COVID-19.

Autoritet e Pekinit mohojnë të kenë manipuluar shifrat, e megjithatë në një njoftim të papritur të premten, qeveria lokale e Wuhanit rivlerëson numrin e të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi.

Vatra e pandemisë që sot ka gjunjëzuar botën, shton gati 1300 vdekje të pa numëruara më herët, duke e rritur me 50 për qind bilancin total. Sipas të dhënave të përditësuara viktimat në qytet janë 3869 e jo 2606 sa pretendohej fillimisht.

https://a2news.com/2020/03/30/shperndajne-3500-urna-ne-dite-per-hirin-e-viktimave-sa-kane-vdekur-nga-covid-19-ne-kine/

Autoritetet e qytetit me 11 milion banorë sqarojnë në një deklarate se rishikimi i shifrave bëhet mbi bazë të ligjeve në vend dhe mbi parimin për të treguar përgjegjësi ndaj historisë, qytetarëve dhe viktimave.

Siç thuhet, në kulmin e epidemisë disa pacientë humbën jetën në shtëpi pasi nuk mundën të trajtoheshin në spitale. Për këtë arsye, sqarojnë autoritetet, nuk ishin përfshirë në statistikat zyrtare, ku janë llogaritur vetëm personat e vdekur në strukturat shëndetësore.

https://a2news.com/2020/01/24/si-e-perballoi-kina-koronavirusin-duke-arrestuar-kedo-qe-fliste-per-te/

Edhe numri total i rasteve me koronavirus në epiqendrën e pandemisë është rishikuar, por rritja është e vogël. Me vetëm 325 infektime të reja, bilanci total i personave të prekur arrin në 50 mijë e 333.

Jo më larg se të enjten, presidenti francez Emmanel Macron foli për zona gri, në menaxhimin e pandemisë nga ana e Kinës, duke thënë për “Financial Times” se shumë gjëra që kanë ndodhur atje nuk dihen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos