
Zyrtarët e Shëndetësisë në Gjermani kanë konfirmuar 299 të vdekur vetëm ditën e premte, duke e çuar në 3,868 numrin total të personave që kanë ndërruar jetë të prekur me Covid-19.
Kjo shifër ka pësuar një rënie të lehtë, krahasuar me 315 që ishte ditën e enjte, e cila ishte dita më e errët në Gjermani, ndërsa të mërkurën ishin shënuar 285 të vdekur.
Por numri i rasteve të reja pësoi rritje në Gjermani, duke shënuar numrin më të lartë në 6 ditët e fundit, me 3380 raste të reja. Në total, deri tani në Gjermani janë konfirmuar 133,830 të prekur. Më 14 prill, Gjermania pati 2,082 raste të reja, një rritje prej 1,7 përqind, ndërsa të premten pësoi një rritje me 2,6 përqind. (A2 Televizion)